Telegrafi

Zanetti: Kam dashur t’i bashkohem Realit

Argjentinasi ka treguar se kishte arritur marrëveshje gojore me Los Merengues para dhjetë vitesh, duke qenë se nuk kishte raporte të mira me trajnerin e atëhershëm, Marco Tardelli.

“Në vitin 2000, me Tardellin në krye, unë vërtet mendova ta braktisja Interin”.

“Kisha një marrëveshje me Real Madridin dhe gjithçka ishte gati që unë të shkoja në Spanjë”.

“Por në minutën e fundit, ishin fjalët e Morattit, të cilat më bindën të qëndroj”, ka treguar Zanetti për revistën Guerin Sportivo. /Telegrafi/