Telegrafi

Zanetti: Interi synon fitimin e ‘tripletës’ këtë sezon

Javier Zanetti (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Nënkryetari i Interit, Javier Zanetti ka thënë se ekipi italian do të luftojë të fitojë tre trofetë këtë sezon, përfshirë edhe Ligën e Evropës.

Pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, Interi do të takohet me Ludogorets në raundin e 1/32-tës në Ligën e Evropës.

Drejtuesit e klubit italian synojnë që ekipit t’i arrijë deri në triumf kësaj gare, ndërsa synohen edhe dy tituj vendos në Itali.

Lexo po ashtu Zanetti thotë se objektivat e Interit për këtë sezon janë trofetë

“Jemi ende vetëm në gjysmë të sezonit, por duam të garojmë në Serie A, Coppa Italia dhe Ligën e Evropës në mënyrë që të jemi kryesorët, dhe ne duam të marrim rezultate të mira”, ka thënë fillimisht Zanetti për TyC Sports.

Zanetti ka fituar gjithë trofetë si lojtar me Interin

“Liga e Kampionëve la pak hidhërim, mbi të gjitha, për mënyrën sesi përfundoi. Ishim në një grup të komplikuar dhe patëm ndeshje të mira kundër Barcelonës dhe Borussia Dortmundit”.

“Tani duhet të bëjmë mirë në Ligën e Evropës, e cila është gjithmonë një garë e rëndësishme: shpresojmë të arrijmë në finale”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/