Telegrafi

Zanetti: Interi i gatshëm të përballet me të gjithë, me Conten e kalojmë grupin

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli pas shortit, ku beson që klubi i tij do të kalojë tutje edhe pse është pjesë e ‘Grupit të vdekjes’.

Sipas tij me një trajner si Antonio Conte, kalimi i grupit do të arrihet.

“E dimë potencialin e kësaj skuadre që kemi, dhe do luajmë të gjitha shanset. Mund të përballemi me lehtësi me ekipet që kemi përballë”.

“Objektivi? Conte na ka sjellë një mentalitet të madh, ai ia del të transmetojë vizionin e tij për futbollin. E dimë që në Ligën e Kampionëve mund të luajmë me këdo. Udhëtimi i Contes sapo ka nisur, tani të shohim për kualifikimin”.

“Borussia? Unë besoj se ekipi jonë është ndërtuar që të jetë sërish mes protagonistëve, prandaj kemi zgjedhur edhe Conten për stolin. Objektivi kryesor është të bëjmë një grup të mirë, dhe të kualifikohemi”.

“Icardi? Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, dhe qëndrimi i shprehur i klubit ndaj Icardit, nuk ka ndryshuar. Po presim mbylljen e afatit kalimtar, dhe pastaj mund të gjejmë një zgjidhje”.

“Icardi në listën Ligës së Kampionëve? Nuk e kemi menduar ende këtë gjë, por do i bëjmë vlerësimet e duhura më vonë”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/