Telegrafi

Zanetti: Interi e meriton kualifikimin

Javier Zanetti (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti beson se klubi italian e meriton kalimin në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët përballen me një lojë të rëndësishme me PSV-vë të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00 në Giuseppe Meazza.

Megjithatë, fati i tyre nuk është në duart e tyre, pasi ata do të bien në Ligën e Evropës, nëse Tottenhami merr një rezultat më të mirë se ta në Barcelonë.

Lexo po ashtu Spalletti: Ndeshja ndaj PSV është më e rëndësishmja si trajner i Interit, duhet të luajmë vetëm për fitore

Sipas legjendës dhe tani zëvendëspresidentit Zanetti, Interi e meriton të kualifikohet për 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

“Para se të mendojmë për rezultatin në ndeshjen midis Barcelonës dhe Tottenhamit, duhet të bëjmë punën tonë”, ka thënë fillimisht Zanetti për faqen zyrtare të klubit.

Zanetti së bashku me pronarët e Inter, Jindong dhe Steven Zhang

“Ne kemi nevojë për të fituar ndeshjen tonë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ne do të duhet të bëjmë më të mirën për të mundur PSV-në dhe pastaj mund të shpresojmë për një rezultat pozitiv në Camp Nou”.

“Bazuar në paraqitjet tona, mendoj se ne meritojmë të kalojmë në 1/16-tën. Le të shpresojmë që të bëjmë këtë.

Lexo po ashtu Pique: Barcelona luan për fitore ndaj Tottenhamit

“E dinim se do të ishte një grup i vështirë kur shorti u hodh, por ne gjithashtu e dinim se kishte mundësi që të kalonim atë”.

“Ne duam të vazhdojmë të luajmë deri në fund, dhe duhet t’i qasemi ndeshjes me vetëbesim”, përfundoi legjenda argjentinase e Interit. /Telegrafi/