Telegrafi

Zanetti: Gara për titull nuk ka përfunduar

“Interi dha një sinjal të madh dje (të dielën). Megjithatë Kampionati është ende i hapur”.

“Ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe mendoj se Milani do të ketë mundësi deri në fund, sikurse ne”.

“Ishte një fitore e këndshme, një fitore e rëndësishme, sepse treguam karakter të lartë dhe personalitet. Merituam të fitonim. Ne treguam vullnet për të fituar që nga fillimi deri në fund”

“Milani zhvilloi lojën e vet dhe u mundua të bëjë diçka, por gjeti nj skuadër të Interit, e cila kishte një qëllim vendimtar”, është shprehur argjentinasi për Sky Sport Italia. /Telegrafi/