Telegrafi

Zanetti: Gara për titull, deri në fund

“Liga nuk ka qenë e mbyllur. Milani po luan mirë dhe këto pikë ishin të rëndësishme. Do të duhet të luftojmë deri në fund”, ka thënë kapiteni i Interit, Javier Zanetti, për Sky Sport Italia.

Duke folur për ndeshjen kundër Juves, argjentinasi ka thënë se ishte një ndeshje e baraspeshuar, dhe gjithçka u vendos nga një gol i Marchisios. /Telegrafi/