Telegrafi

Zanetti flet për të ardhmen e Mancinit

Javier Zanetti ka konfirmuar se Interi do të vazhdojë t’i besojë Roberto Mancinit.

Zëvëndëspresidenti i Interit ka thënë se Nerazzurët duhet të bëjnë disa përforcime në radhët e tyre.

“Ne do të kombinojmë muzikën me futboll, nga një ide me të cilën erdhi Andrea te ne”, u shpreh Zanetti duke folur para një ngjarje muzikore në Milano të Andrea Bocellit rreth një iniciative bamirësie.

“Do të ketë shumë njerëz të futbollit, përfshirë Ranierin dhe Allegrin. Shpresojmë të jetë festë për të gjithë”.

“Interi? Ne tashmë kemi bazën, na duhen disa përforcime. Ne do të shkojmë përpara me Mancinin”.

“Mascherano te Juve? Nëse Bianconerët mund ta marin, atëherë do të ishte mrekulli për ta”, potencoi ‘Il Capitano’. /Telegrafi/