Telegrafi

Zanetti: E vështirë të fitosh në Serie A

“Unë mendoj se kampionati italian është në një nivel më të lartë se sa më parë. Përkundër historisë, nuk është kurrë e lehtë të mposhtësh ekipe si Fiorentina apo Sampdoria”, theksoi ‘Il Capitano’ për La Gazzetta dello Sport.

36-vjeçari do të luajë sezonin e tij të 16-të me Interin, ndërsa ka 700 paraqitje. Ai ishte pjesë integrale e ekipit që e fitoi tripletën historike sezonin që sapo përfundoi. /Telegrafi/