Telegrafi

Zanetti: Duam të fitojmë Ligën e Evropës

Javier Zanetti (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, e ka komentuar si të lehtë shortin me Rapid Vjenën në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Argjentinasi i shikon zikaltrit si favorit, ndërsa tregoi se qëllimi është ta fitojnë titullin.

“Besojmë se mund të luajmë një rol të rëndësishëm në këtë garë. Jemi të lumtur me shortin pasi udhëtimi në Vjenë nuk është shumë i gjatë”.

“Kemi shanse të mira të vazhdojmë tutje. Ishin të dëshpëruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve, por duhet të jemi gati për një paraqitje të mirë tani në Ligën e Evropës”.

“Ne duam ta fitojmë këtë garë prestigjioze”, ka thënë Zanetti.

Lexo po ashtu Hidhet shorti në Ligën e Evropës, punë e lehtë për Interin, Arsenalin e Chelsean

Ndeshja e parë është më 14 shkurt, kurse ajo e kthimit me 21 shkurt 2019.

Interi në Ligën e Kampionëve ishte në grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV-në, por nuk arriti të mposhtë skuadrën holandeze dhe kështu u eliminua. /Telegrafi/