Telegrafi

Zanetti: Duam ta fitojmë Ligën e Evropës

Legjenda e Interit, Javier Zanetti thotë se klubi i tij dëshiron të fitojë Ligën e Evropës.

Pas shortit të hedhur për fazën e grupeve të Ligës së Evropës me Nerazzurrët që do të përballen me Sparta Pragën, Southamptonin dhe Hapoel Be’er Shevan.

“Interi duhet të jetë protagonist në Ligën e Evropës”, deklaroi Zanetti për Sky, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Edhe Joao Mario mbërrin ne Milano (Video/Foto)

“Historia jonë na tregon se ne kemi fituar trofe shumë herë dhe duam të bëjmë atë përsëri kësaj radhe. Është një grup i vështirë”.

“Ne jemi duke u përballur me ekipe që do të na bëjnë të djersitemi për të kaluar në raundin e ardhshëm, por ne jemi Interi dhe shpresojmë që të jemi protagonist në këtë konkurs”, përfundoi legjenda argjentinase. /Telegrafi/