Telegrafi

Zanetti: Do të luftojmë për titull deri në fund

Skuadra nga Giuseppe Meazza u ngjit në pozitën e dytë të tabelës pas fitores 2-1 ndaj Napolit këtë vikend, dhe Zanetti është i vendosur ta mbajë formën aktuale për gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

“Synimi jonë është të luftojmë për Scudetton deri në fund. Ne duam të jemi në hap deri në fund të garës. Ky ekip i Interit gjithmonë ka pasur identitetin e vet, edhe kur ne kemi humbur. Dhe pas një disfate ne e kemi pranuar dhe kemi ecur më tej”.

“Rruga para nesh nuk është gjithmonë e lehtë, por ne do të luftojmë për t’u përpjekur dhe për të qëndruar atje. Gara për titull nuk është mes nesh dhe Juventusit: Roma, Lazio dhe Fiorentina janë të gjitha në ndjekje”, ka thënë kapiteni i Interit. /Telegrafi/