Telegrafi

Zanetti: Do ta përfundoj karrierën tek Interi

Argjentinasi është lojtar i kampionit të Italisë që nga viti 1995, dhe ka mohuar spekulimet se dëshiron të kthehet tek ish-skuadra e tij, Banfield.

“Nuk do ta mbyll karrierën time me Banfield. Do të qëndroj tek Inter deri në fund, tifozët Nerazzurë duhet të jenë të qetë”.

“Gjithmonë kam shfaqur respekt për dashurinë që kam pranuar nga tifozët e Banfiledit, secilën herë që jam kthyer atje, mirëpo nuk do ta mbyll karrierën time me ta”, ka thënë Zanetti për Goal.com Italia. /Telegrafi/