Telegrafi

Zanetti: Do ta mposhtim Milanin

Dy ekipet do të përballen gjatë dielës në takimin që do të zhvillohet në San Siro (Giuseppe Meazza) në të cilin Interi do të jetë nikoqir.

“Të dielën ne do të fitojmë. A është më mirë ta fitosh skudeton ose Ligën e kampionëve? Ne do të përpiqemi t’i fitojmë të dyja garat”, ka thënë Zanetti.

Argjentinasi po ashtu ka folur për trajnerin Jose Mourinho, duke thënë se atë mund ose ta doni ose urreni. “Unë e pëlqej”, ka shtuar kapiteni i nerazurëve./Telegrafi/