Site icon Telegrafi

Zanetti i cilëson si pozitive ndryshimet e Ligës së Kampionëve

Zëvendës-Presidenti i Interit, Javier Zanetti beson se ndryshimet në Ligën e Kampionëve janë një gjë pozitive.

Nga 2018, katër federatat më të larta në Evropë do të kenë nga katër ekipe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, me Serien A që ka fituar një vend shtesë, pasi koeficienti aktualisht qëndron i lartë.

“Unë mendoj se është një avantazh për të gjithë”, ka thënë Zanetti për bein Sport, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zanetti: Duam ta fitojmë Ligën e Evropës

“Le të shohim se çfarë ndodh nga këtu dhe nga jashtë, por unë mendoj se është një gjë pozitive për ekipet italiane”

Nerazzurrët kanë fituar tre herë garën më të lartë për klube në Evropë, por nuk kanë marrë pjesë që nga sezoni 2011-12. /Telegrafi/

Exit mobile version