Javier Zanetti ka zbuluar se Marcelo Brozovic nuk ka respektuar Interin, por mesfushori do të lejohet për të shpëtuar karrierën e tij te zikaltërit.
Spekulimet për mungesën në Derby d’Italia të Brozovic të dielën, shkojnë nga një vendim teknik për sjellje të keqe në zëvendësimin e tij kundër Hapoel Be’er Sheva në mesjavë, dhe Zanetti ka konfirmuar tashmë këtë të fundit.
“Ai ishte i pakënaqur me zëvendësimin e tij në Ligën e Evropës dhe kërkoi që të lë stadiumin. Ishte një gjest që bëri përjashtimin e kroatit nga Derby d’Italia”, tha Zëvendës Presidenti i klubit për TV Rai, transmeton Telegrafi.
“Ka rregulla shumë të veçanta në vend. Para së gjithash, klubi gjithmonë duhet të respektohet. Pastaj ka respektimin e shokëve dhe dikujt tjetër”.
“Nëse ai dëshiron të vazhdojë me ne, të ndërtojë atë që ne jemi duke bërë, atëherë ai do të ketë gjithmonë dyert e hapura me ne, por kjo varet nga ai”, përfundoi Zanetti. /Telegrafi/