Site icon Telegrafi

“Zanati i vjetër” – episodi i ri i Schengen Visa në gjirafaVideo

Episodi i 55-të i Schengen Visa u lansua në ora 20:00 në platformën gjirafaVideo. Seriali i dashur vazhdon të na bëjë të qeshim, edhe pse është i xhiruar në izolim. Episodi i ri e gjen ekipin e ambasadës në një situatë interesante.

Kliko këtu për ta shikuar episodin e ri.

“Zanati i vjetër”, puna që ekipi i ambasadës di ta bëjë më së miri, të presin klientë e të lëshojnë viza. Kërkesa më e re e Xhejmsit, shefit të ambasadës, duke u inspiruar nga ideja e Basrisë, është të ndahen punëtorët në dyshe, të bëjnë thirrje e të ushtrojnë e praktikojnë punën që kanë bërë deri tash. Njëri do të paraqitet si aplikant ndërsa tjetri si punëtor i ambasadës.

Kjo ju jep ide interesante punëtorëve, që të paraqiten si aplikantë të ndryshëm.

Nëntori paraqitet si Keci bardhosh, ndërsa Basria paraqitet si një person i quajtur Istref Tahirsyla, një aplikant imagjinar.

Ndërkohë, Ibrahimi ka halle tjera e nuk lodhet për trajnimin e Xhejmsit. Ai telefonon Lirijen dhe kërkon nga ajo ndihmë se si të pajtohet me Lulen. Lirija e telefon Lulen dhe e kupton se edhe ajo ka të njejtin problem.

Pas një dite me plot aplikantë imagjinarë, Xhejmsi telefonon ekipin për t’u treguar se kanë bërë punë të tmerrshme dhe se do të hapë konkurs sapo të përfundojë pandemia, që t’i zëvendësojë punëtorët.

Këto ngjarje e bëjnë episodin e ri të Schengen Visa, “Zanati i vjetër” një episod shumë qesharak me shumë ndodhi interesante.
Episodin mund ta shikoni në gjirafaVideo, apo duke klikuar këtu.

Exit mobile version