Telegrafi

“Zana” takohet me të ‘dashurin’ e gjyshes së “Familjes Moderne” (Foto)

Ajo është një ndër aktoret më të mira shqiptare.

Yllka Gashi njihet me rolin e Zanës në serilain “Familja Moderne”.

E pikërisht në këtë seria e ka njohur edhe aktorin e madh shqiptar, Reshat Arbana, me të cilin ka krijuar miqësi, transmeton Telegrafi.

Aktorja së fundi, pas një kohe të gjatë ka takuar aktorin e njohur më mirë si Gjergji, dhe këtë moment e ka publikuar në llogarinë e Instagramit.

“Zana me Gjergjin-Frajerin e gjyshes!”, ka shkruar në Instagram, Yllka, e cila kujtuar momentin kur aktori në seria ishte i dashuri i aktores, Leze Qena. /Telegrafi/