Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, edhe një herë është pyetur për Mario Balotellin.
Italiani e ka pranuar se ai vazhdon të pëlqen ish-sulmuesin e Interit dhe Milanot, por është i lumtur se ai po bën mirë te Nice.
“A e dua Balotellin? Po. Jam i gëzuar për atë dhe gjithashtu për sjelljen e tij te Nice”, ka thënë Zamparini.
Palermo ishte një nga skuadrat që vazhdimisht ka shfaqur interesim për Balon gjatë verës, por sulmuesi nuk ishte i gatshëm për një kthim në Serie A. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=N7Ho0L_1Ugw