Telegrafi

Zamparini: Refuzova €25M nga Reali për Pastore

“A kam pranuar oferta të majme? Real Madridi erdhi këtej dhe ma vuri në tavolinë një ofertë prej 25 milionë eurosh, por unë u përgjigja me ‘jo’. Unë kam shkuar te lojtari dhe i kam treguar gjithçka. Ai është inteligjent dhe ai kuptoi gjithçka. Është më mirë të jetë startues te Palermo se sa rezervist te Reali”.

“Për çdo rast, për mua sot ai vlen 50 milionë euro. Mendoj se ai do të përfundojë te Barcelona, përkundër faktit se Mourinho e kërkoi atë me çdo kusht. Pastore është mik i mirë i Messit dhe unë e di se ai ia ka bërë atij një premtim”, ka thënë Zamparini. /Telegrafi/