Telegrafi

Zamparini: Palermo do të luajë në LK

“Unë po ndjehem mirë pas këtij rezultati dhe jam i bindur se ne do të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Është barazim i mirë dhe rezultat i drejtë për ne”.

“Shumë ka qenë në lojë sot për të parë një takim të mirë. Jam i bindur se Sampdoria do të barazojë me Napolin dhe ne do ta mposhtim Atalantën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, tha Zamparini pas takimit Palermo-Sampdoria që përfundoi me barazim.

Me që jemi te Atalanta, kjo e fundit tashmë ka ‘siguruar’ kalimin në një rang më të ulët, Serie B. /Telegrafi/