Telegrafi

Zamparini: Pajtim Kasami? Ai është Pastore i ri

Kasami, i cili ka nënshtetësinë zvicerane, ka shënuar pesë gola në dy miqësoret e para të ndeshjeve para-sezonale për Palermon.

“Nëse Kasami është këtu, ia kam borxh këtë vetëm punës së drejtorit tim sportiv, i cili tashmë e kishte njohur atë gjatë kohës së tij në Lazio”, ka thënë Zamparini.

Zamparini është pyetur edhe nëse Kasami është zëvendësim për Edinson Cavani, për të cilën gjë ai është përgjigjur: “Kujdes: uruguaiani është sulmues, Pajtim është mesfushor. Le të themi ai është më shumë një Pastore se një Cavani. /Telegrafi/