Telegrafi

Zamparini: Kjaer lojtar i Wolfsburgut

“Kjaer nuk ka nënshkruar ende me Wolfsburgun, por është fare pranë. Është vetëm çështje ditësh”, tha Zamparini.

Nga ana tjetër, ai shtoi se ai kurrë nuk do t’ia shesë Interit sulmuesin Edinson Cavani, madje ka thënë se më përpara do ta shesë atë jashtë Italisë se sa t’ia shesë Interit.

“Unë kurrë nuk do t’ia jap Interit Cavanin. Unë kurrë nuk do të bëj transferime me ta, sepse ata nuk janë të interesuar në të. Plus, nuk më pëlqen qëndrimi i drejtorëve të tyre. Cavani do të shkojë jashtë Italisë, kurrë te Interi”, përfundoi Zamparini. /Telegrafi/