Telegrafi

Zamparini: De Laurentiis ma kërkoi Nesterovskin, por e refuzova

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini thotë se Napoli dëshiron sulmuesin e tij, Ilija Nestorovski, të cilin e krahason me Filippo Inzaghin.

Napoli ka nevojë për një sulmues pas lëndimit të ligamentit krucial nga Arkadiusz Milik, por skuadra nga Sicilia nuk e kanë ndërmend të shesin atë në janar.

“Një muaj e gjysmë më parë kam marrë një mesazh nga [Presidenti i Napolit Aurelio] De Laurentiis. Ai më pyeti për lojtarin, por kam thënë jo. Ne ndoshta do të flasim në verë, por unë nuk kanë ndërmend ta shes në këtë afat kalimtar”, ka thënë Zamparini për Radio Kiss Kiss Napoli, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Napoli kërkon Zouman

“Ky lojtar ka sy për gol, si disa të tjerë, unë e kam krahasuar atë me Inzaghin. Ai ka një personalitet të madh”, përfundoi presidenti kontrovers i Palermos.

Ndryshe, sulmuesi maqedonas është duke zhvilluar një kampionat të madh në aspektin individual, pasi ka arritur të shënoj plot shtatë gola deri më tani. /Telegrafi/