Telegrafi

Zamorano: Ky Inter është sikur i imi

Ish-sulmuesi i Interit, Ivan Zamorano, sheh ngjashmëri mes skuadrës aktuale të Nerazzurëve dhe asaj të kaluarës ku ai ishte pjesë.

Nerazzurët janë gjashtë pikë parpa Juventusit në garën për titull dhe në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, kiliani u pyet nëse sheh ngjashmëri mes kësaj skuadre dhe asaj në të cilën ai mori pjesë.

“Po dhe jo”.

“Jo, sepse ky Juventus ka fuqinë e shtatë titujve dhe ka një fuqi të konsoliduar financiare”.

“Po, sepse shoh ngjashmëri mes dy grupeve. I imi ishte fantastik, me bazë ekip i Interit”.

“Ndërkaq, kjo bazë tash sapo ka lindur dhe dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve, të fituara me rikthime, kanë peshë vendimtare”.

“Ky Inter është në dijeni se mund të fitojë. Në mbrëmjen e derbit në San Siro ka pasur një sensacion të qartë, keni mundur ta frymoni: Interi do të fitonte”.

“Teksa po largohesha nga stadiumi kam thënë se nuk kam parë ndonjë skuadër që më ka pëlqyer për vite të tëra. Napoli po vazhodn se mund të vazhdojë të jetë në nievl të lartë, por Interi është në nivel të tyre dhe mund të shkaktojë probleme për Juventusin”.

“Nëse luani për Interin dhe keni këtë besim, atëherë është e njëjta sikur në ditët e mia, sepse të luftosh ndaj Juventusit nuk është vetëm detyrë, është edhe kënaqësi”.

“Interi duhet të vazhdojë të sfidojë pa e thënë hapur, me këmbë në tokë”, deklaroi Zamorano.

/Telegrafi/