Telegrafi

Zamora: Europa League është prioritet për Fulhamin

Fulhami pritet të pushojë disa lojtarë të formacionit të parë për ndeshjen e nesërme kundër Wigan Athletic, pasi javën e ardhshme kanë ndeshjen e kthimit ndaj Wolfsburg në Ligën e Evropës.

“Mendoj se forma jonë në ligë ka rënë ca. Nëse mund ta fitojmë Europa League dhe të përfundojmë me 42 pikë, do ta bëjmë këtë. Nëse humbasim disa dhe fitojmë një ose dy do të isha i lumtur. Por dëshirojmë t’ia dalim mirë edhe në ligë. Mos u shqetësoni”, ka thënë Zamora./Telegrafi/