Sigurisht ju kujtohet Zamira Jashari, vajza e cila u bë figura e vuajtjes së banorëve në Lagjen e Trimave gjatë konfliktit të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në mes forcave policore të Maqedonisë dhe grupit të ashtuquajtur ‘Grupi i Kumanovës’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zamira nuk ka ndryshuar shumë, fotografitë tregojnë se ajo një vit pas konfliktit të Kumanovës shfaqet në opinion pikërisht në marshin përkujtimor të kësaj ngjarje, që u zhvillua në ‘Lagjen e Trimave’. /Telegrafi/