Telegrafi

Zambrotta: Duam Scudetton dhe Ligën e Kampionëve

“Jemi të vendosur edhe për Scudetton edhe për Ligën e Kampionëve, sepse nuk e kemi fituar titullin e Italisë qe një kohë të gjatë”.

“Dëshirojmë të arrijmë të dy objektivat”, ka thënë Zambrotta për Tuttosport, duke paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të mos e nënvlerësojnë Cagliarin në ndeshjen e fundjavës. /Telegrafi/