Telegrafi

Zambrotta dëshiron Pirlo të qëndrojë

Mediat një kohë të gjatë shkruajnë se Pirlo është në rrugë për të kaluar te Chelsea, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. I fundit prej rosonerëve që dëshiron mbetjen e Pirlos, është Zambrotta.

“Shpresoj se Andrea do të qëndrojë me ne, pasi ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Por nuk na takon neve të themi se kush do të qëndrojë ose kush duhet të largohet”, ka thënë ish-mbrojtësi i Barcelonës.