Telegrafi

Zambrotta dëshiron Brazilin në finalen e Kupës së Konfederatave

Lojtari 32-vjeçar i Milanit, është optimist se do të arrijë në finalen e 28 qershorit, ku dëshiron të takohet me Brazilin.

“Ky turne do të shërbejë të ndërtojë grupin para Kupës së Botës vitin e ardhshëm. Andaj, dëshirojmë të arrijmë në finale dhe të hakmerremi kundër Brazilit”, ka thënë ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit.

Brazili mposhti Italinë në takimin e fundit miqësor mes tyre në muajin shkurt, duke fituar me rezultat 2-0 në Emirates me golat e Robinhos dhe Elanos.