Telegrafi

Zambrota: Në shtëpi luajmë më vështirë

Milani luan keq në Ligën e Kampionëve në San Siro, pasi nga tre ndeshjet e zhvilluara nuk ka arritur ta fitojë asnjërin, për ndryshim nga ndeshjet në udhëtim ku ka 100% sukses.

“Ndjejmë lodhje pasi, krahas çdo respekti për Marseille, ne kishim dy ditë më pak. Ata luajtën në fillim të vikendit dhe ne të dielën. Në pjesën e dytë kjo ishte vendimtare. Ata ishin më të freskët dhe më aktiv. Por ne mund të jemi të kënaqur pasi jemi më afër fazës së ardhshme”, ka thënë Zambrota.

“Nuk mund të kuptoj se pse luajmë më vështirë në San Siro, por po ashtu është e vërtetë se merituam ta fitojmë Zurichun këtu. Por do të fitojmë në Zvicër dhe do të kualifikohemi”, ka shtuar ish-lojtari i Barcelonës./Telegrafi/