Telegrafi

Zambezi më i shpejtë në Windows 8

Performancat më të mira do të jenë rezultat i përshtatjes më të mirë për punë me çipat shumë-bërthamësh në Windowsët e rinj, respektivisht schedulerin më të mirë. Sipas testimeve të deritashme, procesorët e cekur kanë performancat deri në dhjetë për qind më të mira në versionin Developer Preview të Windows 8 (në krahasim me Windows 7), ndërsa efekti më i madh shihet në lojërat që nuk kanë nevojë për shumë fuqi përpunuese. Natyrisht, është për tu pritur që procesorët e Intelit do të kenë performancat më të mëdha në Windows 8.

AMD Zambezi nuk ka përmbushur pritjet e entuziastëve dhe blerësve të cilët sajojnë konfigurimet high-end – procesori më i shpejtë 8-bërthamësh AMD FX-8150 me performanca konkurron me mainstram modelin Core i5-2500. Shumë njerëz mendojnë se performancat më të dobëta të Zambezit (në krahasim me konkurrentët) nuk duhet kërkuar në arkitekturë, procesin prodhues ose në ndonjë arsye të tretë. Arsyeja është e thjeshtë dhe ka të bëjë me vonesat në paraqitje – AMD arkitekturën Bulldozer e ka paralajmëruar për vite të tëra, e çipat aktual FX në treg pritet të paraqiten dukshëm më herët ashtu që të mund të bëjnë sa më mirë konkurrencë ofertës së Intelit. /Telegrafi/