Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, ka publikuar deklarimet e pasurisë për vitit 2017.
Drejtori i menaxhues i Trustit, Ardian Zalli edhe në deklarimin e pasurisë për vitin 2017, ka të hyra ndër më të majme nga institucionet të cilat funksionojnë të pavarura, shkruan Telegrafi.
Zalli ka pagë mujore 5081.91, ndërsa në total gjatë vitit për punën që bënë ai merr 60,983.00 euro.
Rroga mujore e drejtorit të Trustit është shumë më e madhe sesa paga e presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe e kryeministrit. /Telegrafi/