Site icon Telegrafi

Zakoni i çuditshëm: Njihuni me familjen që flenë me të vdekurit në shtëpi (Video)

Paulo Sirina ka vdekur 12 vite më parë, por vazhdon të jetë afër familjarëve të tij – më afër sesa që mund ta paramendoni. Ata vazhdojnë ta mbajnë trupin e të tij të pajetë në shtëpi.

“Po ta kishim varrosur menjëherë edhe ne do ta ndjenim një dhimbje të madhe. E di se nuk do të kishim kohë të qanim për të”, ka deklaruar e bija e Paulos, transmeton Telegrafi.

Ky zakon daton shekuj më parë dhe është trashëguar nga brezi në brez.

“Ai është një njeri dhe baba i mrekullueshëm. Lidhja e thellë emocionale vazhdon të jetë prezente në shtëpinë tonë”, ka shtuar ajo.

Bëhet fjalë për Toranjacët nga Sulaëesi i Indonezisë apo ndryshe të njohur si animistë (që besojnë se gjërat jo të gjalla kanë vlerë mendore të ngjashme me ato që ndodhin tek qeniet njerëzore).

“Fëmijët e mi shpesh vijnë për ta përshëndetur. I tregojnë gjëra të zakonshme dhe e thërrasin “gjysh zgjohu, eja të hamë bukë’”, ka rrëfyer e bija e të ndjerit.

Për ta ruajtur trupin e tij të pajetë, ata e mbulojnë me disa gjethe speciale. Ndërsa e bij e tij Sirinda, do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi derisa familjarët të mbledhin të holla të mjaftueshme për varrim. /Telegrafi/

Exit mobile version