“u, u, u qa bon për mu”, janë këto fjalët të cilat që nga dita e djeshme i kanë mbetur në vesh pothuajse të gjithë adhuruesve të muzikës hip hop.
Këto fjalë janë pjesë e tekstit të këngës më re të grupit Etnon “Ca bon për mu” e cila u publikua dje në bashkëpunim më Dj Dagz dhe Fajt.
Kënga po vazhdon të pëlqehet, ndërkaq brenda 24 orëve ka arritur të mbledh rreth 150 mijë klikime në kanalin Youtube.
Etnon siç duket e ka gjetur përbërësin me të cilin po vazhdon të krijojë hite të një pas njëshme.
Vlen të theksohet se edhe dy këngët e më hershme “Shake it” dhe “Turn me on” kanë arritur të pëlqehen në masë të madhe nga publiku./Telegrafi/