Site icon Telegrafi

Zakharova: Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj kur është fjala për Kosovën, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Zakharov, shkruan agjencia serbe e lajmeve “BETA”, përcjell Telegrafi.

Një përgjigje e saj, sipas mediumit serb, ka ardhur pasi u pyet për të komentuar mbi deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq se demarkacioni i kufirit është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën dhe nëse Moska mbështet një qëndrim të tillë.

Ndërkohë, kujton ky medium, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve në janar në Beograd, tha se Moska është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës “në bazë të Rezolutës 1244”.

“Sa i përket Kosovës, pozicioni rus është i mirënjohur. Ne avokojmë që në mes të Beogradit dhe Prishtinës të arrihet një zgjidhje që do të jetë reciprokisht e pranueshme, në bazë të Rezolutës 1244”, kishte thënë Putin. /Telegrafi/

Exit mobile version