Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova sot deklaroi se “anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO mund të jetë arsye që vendi të mos udhëheq politikë të jashtme të pavarur”.
“Sigurisht se duhet paguar për mbrojtjen nga ana e NATO-s. Dihet çmimi këtë. Do të duhet të paguhet si në rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, në pjesëmarrje në përgatitje ushtarake, operacione të ndryshme, që janë larg nga interesat e popullit maqedonas, gjithashtu edhe me humbjen e mundësisë së udhëheqjes së pavarur të politikës së jashtme”, theksoi Zaharova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, zyrtarët e MPJ-së ruse nuk kuptojnë se nga çfarë kërcënimi NATO ka për qëllim ta mbrojë Republikën e Maqedonisë.
“E vetmja forcë e armatosur serioze që destabilizon rajonin është Ushtria e Kosovës, e formuar nga ish luftëtarë shqiptarë. Ne nuk shohim kërcënime të tjera të sigurisë, kështu që po pyesim nëse Aleanca nuk do të luftojë përsëri me ata që i kanë stërvitur dhe armatosur ata “, tha Zakharova./Telegrafi/