Ministresha për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva ka deklaruar se është e gëzuar me përparimin në bisedimet ndërmjet Athinës dhe Shkupit, për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo ka theksuar se bëhet fjalë për një çështje bilaterale ndërmjet Athinës dhe Shkupit dhe duhet që t’i vazhdojnë bisedimet me ndërmjetësimin e OKB-së.
Bullgaria do të jetë nikoqire e takimit joformal të Këshillit për punë të jashtme, ku merr pjesë edhe ministri Nikolla Dimitrov./Telegrafi/