Telegrafi

Zakharieva pret javën e ardhshme të bëhet ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë

Zëvendëskryeministrja dhe minstrja për punë të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, pret që javën e ardhshme të ratifikohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë dhe sipas saj, procedura e përshtatjes është kah fundi.

Mediat bullgare përcjellin se ajo poashtu përshëndet edhe veprimin e Shqipërisë, e cila i pranoi të drejtat e pakicave, përfshirë edhe atë bullgare, që është njëri nga kushtet për integrimet evropiane të shteteve.

Zakharieva vlerëson se Bullgaria nuk mund të përparojë nëse Ballkani Perëndimor nuk përparon dhe nuk është rajon demokratik.

Kreu i diplomacisë bullgare tha se BE-ja, në nivele të ndryshme, duke përfshirë edhe nivelin e vetë kryetarit të KE-së, Jean-Claude Juncker, ëshë vërtetuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është prioritet, por thotë se përparimi i pamjaftueshëm i këtij rajoni është njëra nga arsyet që BE duhe t’i kushtojë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/