Telegrafi

Zakharieva për kombin maqedonas: Ai komb që u krijua nga vitit 1944 nuk duhet të bazohet në gënjeshtra

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakhrieva tha se “askush nuk i ndalon fqinjët tanë të vetëvendosin, por kjo nuk mund të bëhet duke u bazuar në gënjeshtra historike dhe retorikë anti-bullgare”.

“Ajo vetëvendosje, ai komb që u krijua nga viti 1944, nuk duhet të bazohet në gënjeshtra dhe fushatë anti-bullgare, por tek e vërteta. Askush nuk konteston të drejtën e Maqedonisë të ketë shtet dhe se si do të vetëvendosë”, tha Zakharieva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, komisioni i përbashkët i Bullgarisë dhe Maqedonisë për Çështje Historike duhet të vazhdojë me punën e tyre.

“Për shkak të zgjedhjeve nuk mund të ndalohet puna e një komisioni ekspertësh, që s’është politikë. Ky komision duhet të vazhdojë me punën e vet”, theksoi Zakharieva.

Më herët, eurodeputeti Andrey Kovachev tha se Bullgaria do të mund të vendos veto te bisedimet me Bashkimin Evropian nëse komisioni i përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk fillon me punë në qershor.

Zakharieva javën e kaluar refuzoi të komentojë qëndrimin e Kovachev, por potencoi se komisioni duhet të vazhdojë dhe se gjatë procesit të bisedimeve të nj shteti për anëtarësim në BE, nevojitet pajtimi i secilit shtet të BE-së./Telegrafi/