Telegrafi

Zakharieva: Mbështetja jonë nuk është pa kushte, Maqedonia e Veriut duhet t’i ndryshojë librat e historisë

Një ditë para se ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov të shkojë për vizitë zyrtare në Sofje, zëvendëskryeministrja dhe shefja e diplomacisë bulglare, Ekaterina Zakharieva i komentoi problemet në marrëdhëniet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Atë që bëri kryetari i Maqedonisë së Veriut ishte e paimagjinueshme disa muaj dhe vite më parë”, tha Zakharieva për deklaratën e Stevo Pendarovskit, ku pranon se Goce Dellçev është deklaruar si bullgar por në të njëjtën kohë ka luftuar për pavarësinë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Dimitrov shprehet i bindur se Bullgaria s’ka për qëllim ta dëmtojë Maqedoninë e Veriut

Më e rëndësishmja, sipas saj, është që mes dy vendeve të ketë dialog dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm ndërsa rreth përkrahjes bullgare për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt rrugës evropian, Zakharieva tha:

“Bullgaria gjithmonë e përkrah perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë kushte ndërsa këto kushte janë përmbushja e marrëveshjes”, u shpreh ajo./Telegrafi/