Site icon Telegrafi

Zakaria objektivi kryesor i Romës, Giallorosët do të tentojnë transferimin e zviceranit në janar

Denis Zakaria ka qenë njëri nga lojtarët më të dëshiruar te Roma për repartin e mesfushës.

Megjithatë ishte skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach që nuk pranoi largimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës me Gladbach dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Vet lojtari është shprehur i nderuar me interesimin e Romës dhe Jose Mourinhos duke lënë të nënkuptohet se dëshiron transferimin në kryeqytetin italian.

Calciomercato ka raportuar se Roma nuk do të pres deri në verë për transferimin falas të lojtarit, por do të tentojë në janar afrimin e tij.

Kryeqytetasit janë gati të ofrojnë një shumë prej pesë milionë eurove për Zakarian dhe besohet se kjo ofertë do të pranohet nga Gladbach, pasi në rast se nuk pranohet klubi gjerman rrezikon ta humbas pa fituar asgjë mesfushorin.

Gjithsesi vlen të përmendet se interesim për zviceranin kanë shprehur edhe Borussia Dortmund, Arsenal dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Exit mobile version