Përfitimet e anëtarësimit në BE i tejkalojnë dukshëm sfidat aktuale dhe promovimi i vlerave liberale dhe standardeve demokratike mbetet prioritet kryesor për partinë, tha kryetarja e Partisë Liberal Demokratike, Monika Zajkova, gjatë panelit “Integrimet në BE – Kush është hapi i radhës?”, organizuar nga Instituti Liberal – Shkup.
Krahas Zajkovës, folës në panel ishte Bo Manderup Jensen nga Danimarka, politikan me përvojë me punë në institucionet e BE-së dhe aktualisht është kryetar i bordit të drejtorëve të programit danez për demokraci liberale.
Zajkova në prezantimin e saj theksoi se PLD-ja është përkrahëse e vazhdueshme e integrimeve të përshpejtuara evropiane të Maqedonisë. Ajo theksoi se vendi tashmë është i rrënjosur thellë në procesin e afrimit me BE.
“Ne jemi përballur me sfida të shumta, duke përfshirë nevojën për reforma të rëndësishme në administratën publike dhe drejtësi, dhe shteti duhet të fokusohet edhe në zbatimin e 40 rekomandimeve të OSBE-së dhe BE-së, të cilat qeveria e re duhet t’i miratojë dhe zbatojë” tha Zajkova.
Siç theksoi ai, bashkëpunimi me liberalët në BE është vendimtar për përparimin e Maqedonisë.
Në fjalën e tij, Manderup Jensen ndau detaje të historisë së Danimarkës dhe debateve të saj në lidhje me anëtarësimin në BE, të cilat zgjatën për 15 vite./Telegrafi/