Site icon Telegrafi

Zaharova: Shtetet perëndimore kanë ndërhyrë në zgjidhjen mes Athinës dhe Shkupit

Çështja kontestuese për emrin e Maqedonisë duhet të zgjidhet në mënyrë të pranueshme si për Shkupin, ashtu edhe për Athinën, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Në takim me gazetarët në Moskë, ajo sërish akuzoi për përfshirje të vendeve perëndimore në zgjidhjen e çështjes së emrit, me qëllim që siç tha, Shkupi të bëhet pjesë e NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë vazhdimisht ka folur për marrëveshjen e Prespës, komentet relevante mund të gjenden në faqen e ministrisë. Siç dihet, Rusia e pranoi Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Moska gjithmonë është angazhuar dhe vazhdon të angazhohet që çështja e emrit të këtij shteti të zgjidhet në mënyrë të pranueshme për Shkupin dhe Athinën”, tha Zaharova duke u përgjigjur në pyetjen nëse Rusia do ta njoh “Republikën e Maqedonisë Veriore” dhe a do të ketë diskutim për këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të KB-së.

Ajo stoi se në procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës, janë bërë shkelje serioze në kuvendin e njërës palë./Telegrafi/

Exit mobile version