Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter thekson se marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Athinës, shkakton vetëm përçarje në të dy shtetet.
Ajo gjithashtu shkruan se marrëveshja për emrin duhet të mbështetet me konsensus të gjerë shoqëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja për emrin duhet të mbështetet me konsensus të gjerë shoqëror dhe bazë kushtetuese. Marrëveshja e Prespës nuk është rast i tillë. Ajo vetëm shkakton përçarje shtesë edhe në Greqi edhe në Maqedoni”, shkruan Zaharova.
Zëdhënësja e MPJ-së ruse thotë se akuzat në adresë të Moskës kanë për qëllim krijimin e histerive antiruse.
Përndryshe, marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit u nënshkrua nga kryeministrat e dy vendeve, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev dhe nga ministrat e Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, ndërsa u mbështet nga shumica e vendeve evropiane./Telegrafi/
#Захарова: Решение за името треба да се потпира на широк општествен консензус и беспрекорна уставна основа. Преспанската спогодба не е таков случај. Таа само предизвика дополнителен раскол и во #Грција и во Република #Македонија pic.twitter.com/cHCeMnL1OP
— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) July 18, 2018
#Захарова: целта на паушалните обвинувања на сметка на Москва имаат за цел создавање на антируска хистерија. Никакви докази нема, ниту ќе има… https://t.co/J27MYAV3PW
— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) July 18, 2018