Zv.kryeministrja bullgare njëherit edhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, ka deklaruar se Bullgaria me pranimin e shtetit të Maqedonisë, panon edhe gjuhën maqedonase në pajtim me Kushtetutën e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për gjuhën nuk e shoh si është kontesti. Ashtu siç është nënshkruar deklarata, ashtu është edhe propozimi. Gjuha maqedonse në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Zahariova.
Gazetari pas kësaj e pyeti nëse kjo do të thotë pranim të gjuhës maqedonase, ndërsa ajo u përgjigj se gjuha maqedonase është në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë.
“Gjuha maqedonase është në pajtim me Kushtetutën e tyre, ndërsa ne e kemi pranuar shtetin e Maqedonisë që do të thotë se e kemi pranuar edhe Kushtetutën e tyre”, deklaroi Zaharieva, në një intervistë për televizionin bullgar kombëtar BTV./Telegrafi/