Telegrafi

Zaha i vendosur të largohet nga Crystal Palace, klubet nisin përgatitjen e ofertave

(Foto: Peter Cziborra/Pool via Getty Images/Guliver)

Crystal Palace pritet të marrë oferta të shumta për shërbimet e Wilfried Zaha gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas The Mirror, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë dëshiron të largohet nga Selhurst Park, ndërsa klubi që e pronëson është në pritje të ofertave.

Gjatë sezonit që përfundoi, ai arriti t’i shënonte katër gola në 38 paraqitje në Ligën Premier.

(Foto: Will Oliver/Pool via Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, bëhet e ditur se klubet e interesuara kanë nisur t’i përgatitin ofertat për shërbimet e tij.

Një prej tyre është Evertoni që tashmë pritet ta prezantoje propozimin e vet. Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, ka thënë se Zaha është i vendosur të largohet. /Telegrafi/