Crystal Palace pritet të marrë oferta të shumta për shërbimet e Wilfried Zaha gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas The Mirror, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë dëshiron të largohet nga Selhurst Park, ndërsa klubi që e pronëson është në pritje të ofertave.
Gjatë sezonit që përfundoi, ai arriti t’i shënonte katër gola në 38 paraqitje në Ligën Premier.
Në ndërkohë, bëhet e ditur se klubet e interesuara kanë nisur t’i përgatitin ofertat për shërbimet e tij.
Një prej tyre është Evertoni që tashmë pritet ta prezantoje propozimin e vet. Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, ka thënë se Zaha është i vendosur të largohet. /Telegrafi/