Telegrafi

Zaha pranë Unitedit

Djajtë e Kuq kanë bërë disa oferta për shërbimet e 20-vjeçarit, por ato kanë qenë të ulëta për kërkesat e klubit të tij.

Mirëpo, me ofertën e re, ata janë të bindur se do ta transferojnë futbollistin anglez duke i mposhtur Topçinjtë në këtë garë, të cilët po ashtu kërkojnë nënshkrimin e tij.

The Mirror shkruan se pas kësaj oferte, drejtuesit e Crystal Palace e kanë lejuar futbollistin që të bisedojë me Sir Alex Ferguson për kushtet personale. /Telegrafi/