Ish-anësori i Manchester Unitedit, Wilfried Zaha mund të jetë aq i mirë sa ylli i Barcelonës, Neymar, sipas ish-bashkëlojtarit të tij te Crystal Palace, Yannick Bolasie.
24-vjeçari i dha fund një magjie të mjerueshme në Old Trafford në vitin 2015 për t’u ribashkuar me klubin e tij të djalërisë, Palace dhe ka qenë njëri nga më të mirët këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.
Forma mahnitëse e Zahas nën trajnerin e ri të klubit, Sam Allardyce, ka parë anësorin nga Bregu i Fildishtë përsëri të lidhet me një mori të klubeve të Ligës Premier, duke përfshirë e rivalët lokal të Tottenhamit.
Ish-bashkëlojtari i tij te Palace, Bolasie, i cili përfundoi te Everton në verën e kaluar për 28 milionë funte, beson se Zaha ka aftësi që e shohin atë në krye të futbollistëve më të mirë.
“Ai mund të shkojë aq larg sa ai dëshiron. E thash ditëve të kaluara, që ai ka të njëjtin lloj të aftësisë si Neymar dhe njerëzit kishin ngritur vetullat e tyre”, ka thënë fillimisht Bolasie për ESPN FC.
“Por, tani ata kanë filluar të shohin atë dhe askush nuk po thotë asgjë më! Unë tani jam vetëm duke qeshur pasi tashmë i kisha lajmëruar”, përcjell Telegrafi.
“Kjo është nëse njerëzit duan të marrin njoftim apo jo. Ai tashmë ka kapur syrin e tjerëve tani dhe është duke bërë mirë për veten e tij. Në këtë moment, ai është duke e ndihmuar Palacen shumë”, përfundo anësori i Evertonit. /Telegrafi/