Telegrafi

Zafirovska: S’ka informacione për kurdisjen e lëndëve përmes sistemit AKMIS

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska e angazhuar për kontrollin e Gjykatës Penale, nuk ka vërejtur se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 janë ndarë lëndë në dorë.

Shkurt për Alsat-M, Zafirovska tha se nuk ka pasur njohuri se sistemi AKMIS për ndarjen elektronike të lëndëve është manipuluar nga kryetarët e gjykatës, edhe pse në Këshillin Gjyqësor kanë qasje të drejtpërdrejtë në sistem.

Në kundërshtim me pohimet e Zafirovskës, informacionet e Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë thonë se sistemi AKMIS nuk ka punuar me vite, ndërsa lëndët janë ndarë në dorë, praktikë që është instaluar edhe gjatë vendimeve për paraburgime.

Ndryshe, Zafirovska është ish kryetare e Këshillit Gjyqësor. LSDM përmes bombave publikoi se përderisa ajo ka qenë kryetare e këtij trupi, e ka njoftuar kryeministrin e atëhershëm Nikola Gruevski, se kur do të shpallë konkurs për kryetarë të gjykatave.